
Patriarku Porfirije: Kosova është zemra jonë, ne duhet ta ruajmë si pjesë të Serbisë

Patriarku serb Porfirije gjatë një fjalimi të tj ka thënë se “Kosova është zemra jonë dhe ne duhet ta ruajmë atë si pjesë të Serbisë”, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se duhet lutur dhe se duhet ti bashkojnë forcat siç thotë ai “Për të ruajtur Kosovën si pjesë e Serbisë sikur në të kaluarën”.
“Nëse dikush na merr veshin, syrin dhe zemrën – a mund të jetojmë pa të? E di që të gjithë e dimë përgjigjen brenda vetes. Na duhet lutja, duhet të mbledhim forcat për të ruajtur Kosovën si pjesë e Serbisë sikur në të kaluarën dhe tani dhe përgjithmonë, që të mos ndodhë që Kosova të tjetërsohen as në mënyrë të tërthortë e as drejtpërdrejtë”, ka pretenduar patriarku Porfirije.
(Kosova Sot Online)