Detajet e fundit nga Veriu i Kosovës: Pasi një turmë qytetarësh u konfrontua me Policinë

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 14:40
Detajet e fundit nga Veriu i Kosovës: Pasi një turmë qytetarësh u konfrontua me Policinë

Pasi një turmë qytetarësh po konfrontohet me Policinë, është hedhur gaz lotsjellës para komunës së Zveçanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe shok bomba për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal.

Në pamje shihet se si turma nis të shpërndahet, ndërkaq dëgjohet edhe një zhurmë e të shtënave, që mediat që raportojnë nga vendi i ngjarjes thonë se janë nga shok bomba. Nuk raportet se ka ndonjë të lënduar.

Sot në veri të vendit janë dëgjuar sirenat e më pas qytetarë të komunitetit serb janë tubuar.

Policia njoftoi kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse. Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.


(Kosova Sot Online)