Murphy reagon për ngjarjet në Veri: Albin Kurti ta ndalë menjëherë provokimin

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 16:49
Murphy reagon për ngjarjet në Veri: Albin Kurti ta ndalë menjëherë provokimin

Nga ngjarjet e sotme në veri të vendit, duket se u zu në befasi senatori amerikan, Chris Murphy, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se në takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti nuk është folur për një plan të tillë nga ana e institucioneve të Kosovës.

“Në takimin tim të hënën në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi ndonjë plan për qasje në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës jam zënë totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”.

Ai tha se për këtë “zhvillim shqetësues” ka pasë edhe një telefonatë me Këshilltarin Special të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.


(Kosova Sot Online)