Policia tegon se si është gjendja në veri

  • E.K /
  • 27 May 2023 - 10:18
Policia tegon se si është gjendja në veri

Situata në veri është qetësuar, një ditë pas përplasjeve, djegieve të veturave e vendosjes së zhavorit në rrugë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Tensionet në veri të vendit u rritën pas betimit të kryetarëve të rinj, të cilët dje duhej ta fillonin punën në objektet përkatëse komunale.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë disa qytetarë serbë që u mblodhën para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, në përpjekje për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në zyrat e tyre. Ata arritën të futen në zyret e tyre, me asistimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)