
Lajmërim i rrejshëm për bombë në Stacionin e Autobusëve, policia tregon detaje

Policia e Kosovës dje ka pranuar një telefonatë kinse në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ishte e vendosur një mjet shpërthyes, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia kishte evakuar qytetarët edhe personelin e cili ishte në objektin e stacionit, dhe se nuk kishte gjetur asgjë të dyshuar.
“Njësitë policore kanë pranuar një telefonat nga një i dyshuar i pa njohur se në objektin e stacionit të autobusëve është i vendosur një mjet shpërthyes. Njësitë policore kanë evakuar qytetarët si dhe personelin i cili ishte në objektin e stacionit. Pas kontrollit të kryer nga njësitë relevante policore nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)