
Kurti: Shkuarja e kryetarëve në zyrat e tyre duhet të trajtohen si gjë normale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot mirëpriti në takim Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, përcjell “Kosova Sot Online”.
Zyra e Kryeministrit, njoftoi se kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale.
Sarrazin sot ka thënë se arsyeja pse është sot në Kosovë është për të përçuar mesazhin se “nuk e lejojmë të hidhet poshtë Marrëveshja e Ohrit për veprime budallaqe”.
(Kosova Sot Online)