Prishtinë: Motra sulmon fizikisht motrën, ajo e raporton në polici

  • E.K /
  • 29 May 2023 - 09:44
 Prishtinë: Motra sulmon fizikisht motrën, ajo e raporton në polici

Një grua dje ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga motra e saj në Prishtinë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ky rast ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në mes motrave.

Rasti në polici është hapur si dhunë në familje, ndërsa palët janë liruar pas intervistimit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 28.05.2023-22:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga motra e saj e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)