Paralajmërimi i KFOR-it para ndërhyrjes në Zveçan: Po shkaktoni trazira, shkoni në shtëpi

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 17:12
Paralajmërimi i KFOR-it para ndërhyrjes në Zveçan: Po shkaktoni trazira, shkoni në shtëpi

Për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan, ndërhyri misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që dëgjohen edhe sirena. 

(Kosova Sot Online)