Publikohen emrat e 3 serbëve të arrestuar për protestat në Veri

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 22:25
Publikohen emrat e 3 serbëve të arrestuar për protestat në Veri

Nën arrest po mbahen të paktën tre persona, pas përleshjeve në veri mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mes të arrestuarve janë Radosh Mitrovic, Zhivojko Milentijeviq dhe Nebojsha Elezoviq.

Ndërkohë, në një paraqitje para mediave, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se të arrestuar pas protestave të dhunshme, janë 4 serbe.

Ai ka thënë se po zhvillohen negociata me KFOR-in për lirimin e tyre.

“Katër serbë u arrestuan dhe po zhvillohen negociata me KFOR-in për lirimin e tyre”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)