Ish-kryetari i Zveçanit-protestuesve: Ne do të jemi këtu çdo ditë derisa situata të kthehet në mëngjesin e së premtes

  • E.k /
  • 30 May 2023 - 15:02
Ish-kryetari i Zveçanit-protestuesve: Ne do të jemi këtu çdo ditë derisa situata të kthehet në mëngjesin e së premtes

Ish-kryetari i Zveçanit, Sergjan Milosavleviq iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shpërndahen të qetë në orën 16:00, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Dhe nesër të gjithë të mblidhen këtu të gjithë pa dallim, burra, gra e fëmijë për të protestuar që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe që fëmijët e tyre të shkojnë lirshëm në shkollë”, u tha ai protestuesve.

“Ne do të jemi këtu çdo ditë derisa situata të kthehet në mëngjesin e së premtes”, tha Milosavleviq.

(Kosova Sot Online)