Hovenier: Në këtë moment SHBA nuk ka entuziazëm që të angazhohet për Kosovën

  • A.P /
  • 30 May 2023 - 17:00
Hovenier: Në këtë moment SHBA nuk ka entuziazëm që të angazhohet për Kosovën

Për disponimin aktual të SHBA-së ndaj Kosovës, ka folur ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Më duhet të them se në këtë moment, SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës, siç është angazhimi me vendet mosnjohëse, apo puna aktive për të avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike”.

“Ndjejmë shumë keqardhje që situata ka ardhur deri këtu, mirëpo më duhet të jem i sinqertë, kështu është situata. Shpresojmë se kryeministri Kurti do ta marrë këshillën tonë dhe do të marrë menjëherë hapa drejt uljes së tensioneve në veri”.

Sipas tij, ulja e tensioneve e kthen më pas vëmendjen te zbatimi i plotë i Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosova dhe Serbia janë dakorduar për këtë Marrëveshje, në shkurt të këtij vitit në Bruksel, ndërsa për aneksin e zbatimit në mars.


(Kosova Sot Online)