Debatojnë ashpër PDK dhe VV në Kuvendin e Kosovës

  • E.K /
  • 31 May 2023 - 12:02
Debatojnë ashpër PDK dhe VV në Kuvendin e Kosovës

Deputetet e PDK-së dhe VV-së kanë debatuar me tone të ashpra në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka pyetur Andin Hotin, kryetarin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur lidhur me çështjen e personave të zhdukur në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka kërkuar sqarime për termin i zhdukur me dhunë dhe me forcë, nocione këto që sipas saj, janë prezantuar nga zv.kryeminsitri Besnik Bislimi.

Kurse, deputetja e VV-së, Fatmire Kollqaku, ka ndërhyrë duke ia ndërprerë fjalën, duke thënë se ka rend në Komision.

(Kosova Sot Online)