Në Forumin e Bratisllavës po merr pjesë edhe gruaja e Kurtit

  • A.P /
  • 31 May 2023 - 19:50
Në Forumin e Bratisllavës po merr pjesë edhe gruaja e Kurtit

Në Forumin e Bratisllavës në Sllovaki, që ka nisur nga dje, po merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bashkë me Kurtin, atje ka shkuar edhe bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen.

Në një foto nga ky forum, bashkëshortja e Kurtit shihet ulur në një rend me zëvendësministren e Punëve të Jashtme, Liza Gashi.

Forumi i Bratislavës 2023 i GLOBSEC është një forum për politikën e jashtme, sigurinë, çështjet europiane dhe ekonominë që mbledh liderë nga vende të ndryshme.

(Kosova Sot Online)