Osmani nga Moldavia: Vuçiq duhet ta ndalojë mbështetjen për “bandat kriminale” nëse vërtet do paqe

  • E.K /
  • 01 June 2023 - 10:26
Osmani nga Moldavia: Vuçiq duhet ta ndalojë mbështetjen për “bandat kriminale” nëse vërtet do paqe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet ta ndalojë mbështetjen për “bandat kriminale” nëse vërtet do paqe.

“Ai duhet ta tregojë këtë”, tha Osmani, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Osmani po merr pjesë në një takim të Komunitetit Politik Evropian, i cili po zhvillon punimet në Kishinjev të Moldavisë.

Autoritetet e Kosovës kanë fajësuar “bandat kriminale serbe”, të dirigjuara nga Beogradi, për tensionet në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe.

Vuçiq e ka hedhur fajin te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)