Sulmohet fizikisht kryeshefi i KRU ”Gjakova”, arrestohet fqinji i tij

  • E.K /
  • 01 June 2023 - 11:28
Sulmohet fizikisht kryeshefi i KRU ”Gjakova”, arrestohet fqinji i tij

Hasan Krasniqi, kryeshef në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova, është sulmuar fizikisht nga fqiu i tij dje në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti i sulmit ndaj Krasniqit është i përfshirë edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR /Rr. Mit’hat Frashëri, Gjakovë 31.05.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia me anë të raportit 24-orësh të saj.

(Kosova Sot Online)