Kurti: Reduktojmë policët në Komuna vetëm kur largohen bandat që adhurojnë Millosheviqin e Putinin

  • E.K /
  • 01 June 2023 - 14:25
Kurti: Reduktojmë policët në Komuna vetëm kur largohen bandat që adhurojnë Millosheviqin e Putinin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mund ta parandamendojnë zvogëlimin e forcave policore nëpër objektet e komunave veriore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, Kurti  thotë se për të ndodhur një gjë e tillë, duhet që të largohen bandat të cilat adhurojnë Sllobodan Millosheviqin dhe Vladimir Putinin.

Kurti ka thënë se s’ka mundësi të mos mbrohen asetet publike nga bandat e këtilla dhe thotë se në momentin kur ato largohen atëherë mund të zvogëlohet numri.

“Unë natyrisht mund ta paramendoj zvogëlimin e policisë në ndërtesat e komunave atëherë kur të largohen këto banda që adhurojnë Millosheviqin e Putinin. Ata ose le të shkojnë në Serbi, ose duhet t’i çojmë në burg. Mirëpo s’ka mundësi që të mos i mbrojmë asetet publike nga bandat e këtilla. Kur të largohen mund ta zvogëlojmë numrin”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)