Pamje të rënda, grupet kriminale në veri sulmojnë dy kosovarë, marrin lëndime trupore

  • E.K /
  • 01 June 2023 - 15:14
Pamje të rënda, grupet kriminale në veri sulmojnë dy kosovarë, marrin lëndime trupore

Në Mitrovicë të Veriut janë sulmuar dy persona kosovarë, të cilët kanë qenë duke qëndruar në hyrje të sheshit në Mitrovicë të Veriut, përcjell “ Kosova Sot Online”.

Viktimat janë sulmuar nga një grup kriminelësh të cilët kanë qenë të maskuar.

Policia njofton se dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Aktet e tilla kriminale, nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, iu shërbejnë vetëm individëve apo grupeve të caktuara kriminale, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi”, përfundon policia.

(Kosova Sot Online)