Hovenier: Kërkohet edhe nga Qeveria e Serbisë që të ndërmarrë veprime për de-eskalim të situatës

  • A.P /
  • 01 June 2023 - 17:10
Hovenier: Kërkohet edhe nga Qeveria e Serbisë që të ndërmarrë veprime për de-eskalim të situatës

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, pas takimit që pasditen e sotme ka pasur me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se e ka përsëritur kërkesën e SHBA-së për nevojë urgjente për de-eskalim të situatës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hovenier ka thënë se tashmë siç shihet edhe në qëndrimet publike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kërkohet edhe nga Qeveria e Serbisë që të ndërmarrë veprime për de-eskalim të situatës.

(Kosova Sot Online)