Atiq: Qyteti ynë ju përket të gjithë qytetarëve

  • A.P /
  • 01 June 2023 - 19:41
Atiq: Qyteti ynë ju përket të gjithë qytetarëve

Akti i dhunës ndaj dy shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut, i shfaqur tashmë edhe përmes videos, shpërfaqë veprimet e grupeve kriminale që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve për vite me radhë, ka deklaruar kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Atiq ka shkruar në Facebook se veprimet e tilla kriminale janë të papranueshme dhe të dënueshme.

“Qyteti ynë ju përket të gjithë qytetarëve dhe assesi bandave kriminale që tentojnë ta mbajnë dhunshëm kontrollin mbi të. Qytetarëve tanë ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pres zbardhjen e rastit nga organet kompetente dhe sjelljen e kriminelëve të tillë para drejtësisë”, shkruan Atiq.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)