Dyshohet se u helmuan nga uji, mbi 50 persona nga fshati Gjoricë përfundojnë në spital

  • E.K /
  • 03 June 2023 - 17:31
Dyshohet se u helmuan nga uji, mbi 50 persona nga fshati Gjoricë përfundojnë në spital

Të paktën rreth 50 persona nga familje të ndryshme janë paraqitur në qendrën shëndetësore të fshatit Gjoricë në Bulqizë, me shenja helmimi, transmeton "Kosova Sot Online".

Mësohet se personat e paraqitur janë të moshave të ndryshme por me simptoma të njëjta si të vjella e diarre.

Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur si pasojë e kontaminimit të ujit të pijshëm i rrjetit të ujësjellësit që furnizon gjithë Gjoricën.

(Kosova Sot Online)