La “Range Rover-in” ndezur dhe shkoi në market, 35 vjeçari e vjedh veturën dhe largohet me shpejtësi

  • E.k /
  • 06 June 2023 - 11:00
La “Range Rover-in” ndezur  dhe shkoi në market, 35 vjeçari e vjedh veturën dhe largohet me shpejtësi

Një 35 vjeçar ka tentuar që të vjedhë një veturë të tipit Range Rover në Vlorë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një shofere e ka lënë veturën ndezur dhe me bllokazh për pak minuta për të shkuar në market, por 35 vjeçari ka marrë makinën dhe është larguar me shpejtësi.

Reagimi i Policisë ka qenë i menjëhershëm, ku Policia ka mundur ta ndalojë të riun që vodhi makinën në autostradë, pranë fshatit Panaja.

Autori i vjedhjes rezulton me precedent të mëparshëm.

(Kosova Sot Online)