18-vjeçari humb jetën në një aksident

  • A.P /
  • 06 June 2023 - 20:30
18-vjeçari humb jetën në një aksident

Futbollisti i talentuar, Anwar Megbli, ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

18-vjeçari, i cili ishte lojtar i Livornos, ndërroi jetë pasi u rrëzua nga motoçikleta të shtunën mbrëma.

Sulmuesi italian ishte i ulur mbrapa në motoçikletës së shokut të tij kur u përplasën me një makinë, ku më pas lojtari u dërgua me helikopter në spitalin Cisanello në Pisa.

Sidoqoftë, doktorët nuk mund ta shpëtonin të riun, teksa shoku i tij është ende duke u rikuperuar në spital.

Livorno postoi një përshëndetje emocionale duke njoftuar për rastin të hënën në mbrëmje, pas konfirmimit që ylli i tyre ka vdekur, në të cilën shkruhej: “Jo, ju nuk mund të vdisni në moshën 18-vjeçare”.

Megbli ishte një sulmues premtues në skuadrën e Serie D, dhe ishte thirrur në skuadrën e profesionistëve herë pas here sezonin e kaluar, pavarësisht se ishte një lojtar nën moshën 19-vjeçare.

(Kosova Sot Online)