
Alkooli fals po vret rusët

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në pjesën perëndimore të Rusisë gjatë ditëve të fundit, pasi kishin konsumuar një pije alkoolike false, e cila i bëri ata të ndihen keq dhe më pas të shkojnë në spital, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas departamentit të shëndetësisë në rajonin Ulyanovsk region, ku u regjistruan dhe 20 viktimat e para, shkak për vdekjen e njerëzve mendohet të ketë qenë pija alkoolike e quajtur “Mister Cider”. Ndërkohë që viktimat e tjera u regjistruan në Samara, Nizhny Novgorod dhe Udmurtia.
(Kosova Sot Online)