Serbët edhe sot dalin para komunave në veri

  • E.K /
  • 07 June 2023 - 10:10
Serbët edhe sot dalin para komunave në veri

Në Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok, qytetarët serbë, kryesisht punëtorë të institucioneve, janë tubuar para ndërtesave komunale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave komunale.

Situata për momentin në këto komuna raportohet se është e qetë.

(Kosova Sot Online)