
Kurti: Unë kam ofruar mënyrën e sigurt se si të kemi një dalje nga kriza në veri të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’ka marrë kurrfarë ultimatumi pas takimit me emisarët e SHBA-së dhe të BE-së dhe ka potencuar se u ka ofruar atyre mënyrën për të dalë nga kriza, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi, ne u takuam bashkëbiseduam me emisarët dhe unë kam ofruar mënyrën e sigurt se si të kemi një dalje të qëndrueshme nga kriza në veri të Kosovës e shkaktuar nga strukturat ilegale…E para është sundimi i ligjit, kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë që ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm”, ka thënë Kurti.
(Kosova Sot Online)