Gashi: Ja pse SHBA nuk e rrëzon Albin Kurtin

  • A.P /
  • 07 June 2023 - 21:26
Gashi: Ja pse SHBA nuk e rrëzon Albin Kurtin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e rrëzojnë kryeministrin Albin Kurti pasi kjo “do t’i nxirrte shumë keq”, ka theksuar Shkëlzen Gashi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gashi këtë e ka shpjeguar, duke thënë se Qeveria Kurti ka fituar 50.2 për qind të votave.

“Nuk mundesh me rrëzu nje Qeveri e zgjedhur me 50.2 për qind të votave, e paparë në historinë e Kosovës prej maslufte. Nuk mundesh me bë ashtu e nxjerr një fytyrë çfarë nuk është mirë me nxjerr dhe me pa njerëzit që ata ndërhyjnë kështu dhe rrëzon qeveri kur nuk po i ngon”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se ka dëgjuar adresimin e emisarit amerikan Gabriel Escobar për mediat serbe.

“Këta po vijnë këtu me kërkesa të Serbisë. Unë e dëgjova prezantimin që e kishte për media serbe 12-13 minuta, dhe unë munda të i vrejë 5 pika”, tha Gashi, duke përmendur edhe stabilitetin regjional. 

(Kosova Sot Online)