Osmani flet me presidenten e Sllovenisë, bisedojnë për zhvillimet në Kosovë

  • E.K /
  • 08 June 2023 - 14:40
Osmani flet me presidenten e Sllovenisë, bisedojnë për zhvillimet në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në telefon me homologen e saj nga Sllovenia, Natasha Pirc Musar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të dyja presidentet kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe procesin e ardhshëm të Brdo-Brijunit dhe dhe për vizitën e saj që do të bëjë të ardhmen në Kosovë.

“Bisedë e shkëlqyer me Presidenten Natasha Pirc Musar mbi zhvillimet e fundit, Procesin e ardhshëm Brdo-Brijuni dhe vizitën e saj të ardhshme në Kosovë. Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

(Kosova Sot Online)