Policia me aksion, arreston gjashtë persona

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 17:40
Policia me aksion, arreston gjashtë persona

Pas një operacioni në pesë lokacione, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata dyshohen për “kontrabandë me mallra’, ‘prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë’, ‘mashtrimi i blerësve’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.

Të arrestuar janë: K.Gj., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1964), E.Gj., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1992), M.Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1968), H. Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1994) dhe E.I., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2001).

“Me aktvendim nga prokurori, pesë nga gjashtë të arrestuarit, dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Sektori i hetimeve nga Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, inspektorë të tregut dhe AUVK-së, sot me 08.06.2023, në disa rajone të vendit kanë realizuar një operacion të gjerë ku janë kontrolluar pesë lokacione (dy në Graçanicë, një në Ferizaj një në Prishtinë dhe një në Prevallë).

Gjatë realizimit të operacionit policor, janë arrestuar gjatë të dyshuar: K.Gj., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1964), E.Gj., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1992), M.Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1968), H. Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1994) dhe E.I., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2001).

Gjatë kontrollit në lokacionet e lart-shënuara, janë gjetur sasi e konsideruar e artikujve ushqimorë me përmbajtje të dyshimtë, të cilat janë sekuestruara si prova materiale. Po ashtu në njërin nga lokacionet është gjetur e konfiskuar edhe një armë.

Ndaj të dyshuarave janë iniciuar rastet: ‘kontrabanda me mallra’, ‘prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë’, ‘mashtrimi i blerësve’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’

Me aktvendim nga prokurori, pesë nga gjashtë të arrestuarit, dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

(Kosova Sot Online)