Parlamenti i Republikës Sërpska u kërkon anëtarëve të OKB-së të tërheqin njohjen e Kosovës

  • E.k /
  • 09 June 2023 - 08:05
Parlamenti i Republikës Sërpska u kërkon anëtarëve të OKB-së të tërheqin njohjen e Kosovës

Parlamenti i Republikës Sërpska ka miratuar më 8 qershor “Rezolutën për mbrojtjen e serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shumica në trupin më të lartë legjislativ të entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë udhëhiqet nga Aleanca e Socialdemorkatëve të Pavarur e Millorad Dodikut, i cili njëherësh është presidenti i Republikës Sërpska.

Për shkak të kundërshtimit të përfaqësuesve politikë nga Republika Sërpska, Bosnje e Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)