Arrestohet kosovari, e detyroi të huajën t’i çojë foto e video me përmbajtje seksuale

  • E.k /
  • 09 June 2023 - 10:26
Arrestohet kosovari, e detyroi të huajën t’i çojë foto e video me përmbajtje seksuale

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, i dyshuari dyshohet se përmes rrjeteve sociale e ka nxitur viktimën shtetase e huaj që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)