Parashikimi i frikshëm i motit edhe për dy javët e ardhshme: Rrezik nga vërshimet apo përmbytjet e shpejta

  • S.A /
  • 10 June 2023 - 07:53
Parashikimi i frikshëm i motit edhe për dy javët e ardhshme: Rrezik nga vërshimet apo përmbytjet e shpejta

Sipas parashikimeve meteorologjike, edhe  në dy javët e ardhshme nuk pritet të ketë stabilizim të motit, transmeton "Kosova Sot Online".

Në pjesën e dytë të javës së ardhshme mund të ketë të reshura më të dendura, që rrisin rrezikun nga vërshime të rrjedhave lumore apo përmbytjeve të shpejta.

Temperaturat do të luhaten ndërmjet 19C e 23C, e në javën pas 19 qershorit përreth 25C.

 

“Edhe në trendet e fundit për dy javët e ardhshme nuk shihet periudhë stabile e motit.  Të reshura më të dendura mund të ketë në pjesën e dytë të javës vijuese, që edhe rritë rrezikun nga vërshime të rrjedhave lumore apo përmbytjeve të shpejta.  Temperaturat luhaten ndërmjet 19C e 23C, e në javën pas 19 qershorit përreth 25C”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )