Sot edhe në Prishtinë mbahet Parada e Krenarisë

  • S.A /
  • 10 June 2023 - 08:23
Sot  edhe në Prishtinë  mbahet Parada e Krenarisë

Në Prishtinë sot mbahet Parada e Krenarisë me moton “T’du qashtu qysh je”, organizim ky i komunitetit LGBTI, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo paradë, e cila do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në orën 17, u organizua për herë të parë në Prishtinë në tetor të 2017-ës.

Kujtojmë se Java e Krenarisë për këtë vit ka nisur më 5 qershor, e cila u manifestua me aktivitete të ndryshme të komunitetit LGBTI.

(Kosova Sot Online )