Policia kap 10 kg marihuanë që ishte e destinuar për Turqi, arrestohet një kosovar e një turk

  • E.K /
  • 10 June 2023 - 17:30
Policia kap 10 kg marihuanë që ishte e destinuar për Turqi, arrestohet një kosovar e një turk

Policia e Kosovës ka kapur pas kontrollimit të dy lokacioneve në Prizren ka gjetur dhe konfiskuar 10 kg e 414 gr, që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dyshohet se marihuana ishte e destinuar për tregun ndërkombëtar (Turqi).

Kurse, janë arrestuar dy të dyshuar: O.F., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1976) dhe A.U., (mashkull shtetas i Turqisë, viti i lindjes 1970).

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotikë-Sektori Qendror, pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit në Prizren, më 10.06.2023, rreth orës 11:00, kanë realizuar operacioni policor i koduar ‘Vera’, me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të lëndëve narkotike dhe arrestimit të personave të përfshirë në veprimtari penale”.

(Kosova Sot Online)