Kurti dhe Qeveria vetëlavdërohen për menaxhimin me situatën në veri

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 11:52
Kurti dhe Qeveria vetëlavdërohen për menaxhimin me situatën në veri

Pas disa fjalëve të kryesueses së partisë në pushtet, ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Para se të hapej mbledhja zyrtarisht dhe të miratohej rendi i ditës, Nagavci i falënderoi kryetarët e komunave veriore për “rezistencën dhe guximin”.

“Shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj në radhë të parë kryetarët e komunave veriore për rezistencën dhe guximin e treguar gjatë këtyre ditëve”, tha Nagavci dhe posa e përfundoi fjalinë nisën duartrokitjet.

“Dua po ashtu ta përgëzoj dhe falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës me në krye krtyeministrin Kurti, për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen me çdo çmim të interesave të Republikës, Policinë e Kosovës për gatishmërinë dhe luftën ndaj bandave kriminale, dhe i falënderojmë po ashtu të gjitha gazetaret dhe gazetarët që në kohë reale kanë raportuar nga këto komuna për ngjarjet e zhvilluara atje”, tha tutje Nagavci.

Duartrokitjet zgjatën edhe më shumë pas këtyre fjalive.


(Kosova Sot Online)