Malishevë: Çifti rrahën mes vete, sulmuan fizikisht edhe fëmijët e tyre

  • E.K /
  • 13 June 2023 - 13:04
Malishevë: Çifti rrahën mes vete, sulmuan fizikisht edhe fëmijët e tyre

Një mashkull dhe një femër janë arrestuar në Malishevë, pasi kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrit, ndërkohë edhe dy fëmijët e tyre, raporton “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, siç bëhet e ditur me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, ndërkohë edhe dy fëmijët e tyre. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovë”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)