
Rrustemi: Edi Rama po sillet ndaj Kosovës si ndërkombëtar, Shqipëria e ka për detyrë me qenë në krah të Kosovës

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se Qeveria e Shqipërisë nuk duhet ta luajë rolin e ndërmjetësuesit dhe të jetë neutrale mes zhvillimeve Kosovë- Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Qeveria e Shqipërisë nuk e ka rolin që ta luajë ndërmjetësuesin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk mund ta luajë rolin e neutralit. Këtu kërkohet ndihma e Shqipërisë, sidomos e Shqipërisë”, ka tënë ai.
Rrustemi ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama po sillet ndaj Kosovës si ndërkombëtar.
Ai shtoi se Shqipëria e ka për detyrë që të jetë pranë Kosovës.
“Edi Rama e ka sjelljen si ndërkombëtar, si fasilitues. Shqipëria e ka për detyrë historike me qenë në krah të Kosovës, në ditë të vështira dhe të mira, për t’i vënë në dispozicion resurset që i ka”, ka theksuar tutje ai.
“Shteti shqiptar dhe kryeministri i Shqipërisë duhet të jetë në mbështetje të paekuivok të Kosovës. Shqipëria është shteti amë dhe duhet ta mbështesë Kosovën, nuk mund të jetë arbitër”, ka shtuar Rrustemi.
(Kosova Sot Online)