Gola: Po të mos kishte pasur frika, Edi Rama edhe viza do t’i kishte vendosur Kosovës

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 11:39
Gola: Po të mos kishte pasur frika, Edi Rama edhe viza do t’i kishte vendosur Kosovës

Deputeti i VV-së, Ardian Gola, ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për ndryshim të formatit të mbledhjes së dy qeverive, gjë që hasi në kundërshtimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit e që çoi në anulimin e plotë të takimit në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gola ka shkruar se nuk është për t’u çuditur një vendim i tillë nga ana e Ramës.

Tutje, Gola theksoi se Rama s’do të kishte frikë nga aktivizimi i “dellit kombëtar” do t’i vendoste edhe viza kosovarëve.

“S’ka cka m’u cudite. Edhe vizat t’i kish vendose po t’mos kishte pase frike qe mund t’i rrezikohet pushteti nga aktivizimi i atij pak delli te mbetur kombetar, te pluhurosur trash nga te dyja anet e kufirit”, ka shkruar Gola.

(Kosova Sot Online)