Mësimdhënësi i dyshuar për sulm seksual ndaj nxënëses del sot para gjykatës

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 12:03
Mësimdhënësi i dyshuar për sulm seksual ndaj nxënëses del sot para gjykatës

Mësimdhënësi i një shkolle në Deçan, Valentin Selmanaj, i dyshuar për veprat penale “sulm seksual” dhe “kanosje”, do të dalë sot para gjykatës.

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, ndërsa seanca është parapa të mbahet sot në orën 13:30.

“Seanca është caktuar në orën 13:30”, tha Tringa Zhuti zëdhënëse e Gjykatës së Pejës

Valentin Selmanaj është filmuar duke e puthur në buzë një nxënëse.

Viktima ka deklaruar se mësimdhënësi e ka puthur dy herë pa pëlqimin e saj.

Selmanaj dyshohet se e ka kanosur me “shkatërrimin e familjes” edhe personin që e ka xhiruar momentin kur ai puthë nxënësen në buzë.

I njëjti është suspenduar edhe nga puna, për një periudhë prej gjashtë muajsh.

(Kosova Sot Online)