VV me video: Millenkoviq-Llune rrahu para dy javësh dy qytetarët tek Ura e Ibrit

  • S.A /
  • 14 June 2023 - 12:41
VV me video: Millenkoviq-Llune rrahu para dy javësh dy qytetarët tek Ura e Ibrit

Lëvizja Vetëvendosje e ka publikuar një video pas arrestimit të Millun Millenkoviq-Llune gjatë ditës së djeshme në Mitrovicën e Veriut nga ana e Policisë së Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Në këtë video në të cilën shfaqet një rrahje mes qytetarësh, sipas VV-së personi që ka sulmuar dy qytetarë në veri të vendit para dy javësh është Millenkoviq-Llune.

“Republika nuk zmbrapset!” – ka shkruar kjo parti politike.

“Prijësi i bandave fashiste që sulmoi KFOR-it, Policinë e Kosovës, dhe dy të rinjtë shqiptarë, Milun Milenkovic – Llune, që njëherazi është edhe njëri prej udhëheqësve të formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” u arrestua dje nga Policia e Kosovës”, ka shkruar VV-ja.

(Kosova Sot Online )