Serbia kidnapon tre policë të Kosovës

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 14:52
Serbia kidnapon tre policë të Kosovës

Nga njësia e policisë ushtarake e Forcave të Armatosura serbe “Kobra”, tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar dhe arrestuar sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Informacionin për arrestimin e tre policëve nuk e kanë konfirmuar akoma autoritetet e Republikës së Kosovës, mirëpo Kosova Sot mësoi nga burimet e saj se tre policët janë kidnapuar dhe më pas janë nisur për në Beograd.

Kidnapimi i tyre ka ndodhur brenda territorit të Republikës së Kosovës si dhe vetura është gjetur brenda territorit tonë.

(Kosova Sot Online)