
Rama: Kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza?

Për kidnapimin e tre policëve kosovarë në Veri të Kosovës, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka thënë se po e presin KFOR’in që ta hetojë rastin që ndodhi të mërkurën.
Rama ka përkujtuar që Shqipëria është pjesë e NATO’s, aleancës euro-atlnatike që e bombardoi Serbinë.
”Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë”, ka shkruar Rama.
(Kosova Sot Online)