
Ish-zëdhënësi i KFOR-it: Nëse konfirmohet se policët janë arrestuar në Kosovë, është shkelur rezoluta 1244

Ish-zëdhënësi i misionit të KFOR-it në Kosovë, Vincent Grasso, ka reaguar pas kidnapimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Policia Speciale e Serbisë në territorin e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Grasso ka shkruar se nëse vërtetohet se arrestimi ka ndodhur në Kosovë, Serbia e ka shkelur Marrëveshjen Teknike Ushtarake dhe Rezolutën 1244.
“Nëse konfirmohet se “arrestimi” ka ndodhur në Kosovë, është shkelje e qartë e Marrëveshjes Teknike Ushtarake dhe Rezolutës 1244, prandaj @NATO_KFOR duhet të hetojë”, ka thënë Grasso.
(Kosova Sot Online)