Shkarkime rrufesh dhe breshër sot në Kosovë

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 08:39
Shkarkime rrufesh dhe breshër sot në Kosovë

Sot në Kosovë moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me shi, ku nuk do të mungojë as dielli, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet më të fokusuara do të jenë në relievin malor.

IHMK ka paraparë shkarkime rrufesh në shumë zona, teksa nuk ka përjashtuar mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.

(Kosova Sot Online)