Sveçla: Nuk e dimë ku mbahen policët, Serbia është një vend jo demokratik

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 09:49
Sveçla: Nuk e dimë ku mbahen policët,  Serbia është një vend jo demokratik

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk e dijnë se ku po mbahen tre policët që janë kidnapuar brenda territorit të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sveçla tha se Serbia është një vend jo demokratik.

“Prandaj nuk dimë se ku janë duke u mbajtur policët. Serbia qartazi është një vend jo demokratik dhe nuk brengoset fort as për liritë dhe të drejtat e të burgosurve, as për familajrët e tyre, as për fqinjësi të mirë, as për deeskalim të situatës aktuale. Gjtha këto informata janë duke u ndarë në vazhdimësi me partneret tanë, edhe kur isha aty, kishte pjesëtarë të KFOR-it, të cilët poashtu hetonin rastin, mund të them që për sa i takon terrenit, të dhënat po na përputhen, por presim deklarim zyrtar të tyre. Gjurmët tregojnë që ka qenë aksion i këtyre dy njësive speciale me numër shumë më të madh sesa që ju i keni parë apo se sa pjesëtarët e policisë tonë kanë qenë aty”, tha Sveçla.

(Kosova Sot Online)