Shpejtim Bulliqi jep lajmin e mirë, konfirmon se janë liruar nga paraburgimi në Serbi tre qytetarët e arrestuar në Merdar

  • S.A /
  • 15 June 2023 - 13:02
Shpejtim Bulliqi jep lajmin e mirë, konfirmon se janë liruar nga paraburgimi në Serbi tre qytetarët e arrestuar në Merdar

Tre qytetarët nga komuna e Podujevës të arrestuar në Merdar janë liruar nga paraburgimi, transmeton Kosova Sot Online".

Lajmin  e ka konfirmuar Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës.

Bulliqi i tha  se ka kontaktuar me familjarët e të arrestuarve dhe të njëjtit janë rrugës duke ardhur për në Kosovë.

Lidhur me arrestimin e këtyre 3 qytetarëve është deklaruar edhe dje kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, i cili tha se qytetarët janë ndaluar për 48 orë.

Kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet përveçse tha se “po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit”.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dje konfirmoi arrestimet e reja të kosovarëve në Serbi. MPJD përsëriti apelin për qytetarët e Republikës së Kosovës që të shmangin kalimin nëpër territorin e Serbisë dhe të përdorin rrugë alternative për udhëtim.

(Kosova Sot Online )