Sveçla: Serbia po na rrëmben policët e Kosovës

  • A.P /
  • 15 June 2023 - 17:29
Sveçla: Serbia po na rrëmben policët e Kosovës

 Kosova është duek arrestuar kriminelët serb derisa Serbia është duke rrëmbyer policët kosovarë, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sveçla ka theksuar Serbia ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës si hakmarrje për arrestimin e shefit të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, Milun Milenkoviq, i njohur si “Llune”.

“Serbia ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës si hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune. Ne arrestojmë kriminelët, ata rrëmbejnë policët. Llune është një autor sistematik i dhunës që do të përballet me drejtësinë. Të dhënat e tij tregojnë krime të kryera me urdhër nga Beogradi”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)