Lajçak: Po bëjmë gjithçka që mos të ndodhë një Ukrainë tjetër edhe në Kosovë

  • A.P /
  • 15 June 2023 - 20:20
Lajçak: Po bëjmë gjithçka që mos të ndodhë një Ukrainë tjetër edhe në Kosovë

Nuk duan një Ukrainë tjetër, andaj po punojnë intensivisht për qetësimin e situatës në Kosovë, ka deklaruar përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Le të presim nga NATO që të na tregojë se çfarë ka ndodhur dhe ku ka ndodhur. Ne duam t’i qartësojmë  faktet. Nuk duam të sjellim vendime pa i ditur të gjitha faktet. Po bëjmë gjithçka që mos të ndodhë një Ukrainë tjetër, përkundrazi. Për këtë shkak ne po e promovojmë procesin e normalizimit. Normalizimi është e kundërta e Ukrainës.

Dhe përse ne po bëjmë thirrje për de-eskalim? Sepse nuk duam njerëz në rrugë. Nuk duam dhunë. Duam normalizim! Jemi duke pritur për informacione nga KFOR-i,” – deklaroi ai gjatë vizitës së tij në Strugë.

(Kosova Sot Online)