Ahmeti: Franca dhe Gjermania mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 08:17
Ahmeti: Franca dhe Gjermania mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi situatën aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ahmeti thotë se Franca dhe Gjermania mund të japin kontribut në zgjidhjen e problemit pasi siç tha ai, Evropa nuk mund të jetë e qetë pa zgjidhjen e këtij problemit Kosovë- Serbi.

Ahmeti shtoi se nuk mund të jetohet me hasmëri shekullore.

“Unë jo njëherë e kam thënë, me hasmëri shekullore nuk jetohet. Prandaj ky problem duhet zgjidhur. Jam i vetëdijshëm që për të zgjedhur probleme kaq të vështira duhet vullnet i dyanshëm, por mendoj që edhe inkurajimi dhe përkrahja është vendimtare, përkundër vullnetit që mund të shprehet nga palët. Por ama edhe Europa nuk mund të jetë e qetë pa zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)