Në Vushtrri një person e gjuan tetë herë me armë qenin

  • E.k /
  • 16 June 2023 - 10:15
Në Vushtrri një person e gjuan tetë herë me armë qenin

Policia ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar në Vushtrri, pasi që në gjendje të dehur ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të një qeni, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur arma.

Kurse, janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

“Rr. Bahri Kuqi, Vushtrri, 15.06.2023 – 07:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të një qeni.. Është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot Online)