Britania e Madhe i bën thirrje Serbisë për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të kidnapuar

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 10:46
Britania e Madhe i bën thirrje Serbisë për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të kidnapuar

Britania e Madhe, ka kërkuar nga Serbia lirimin e e menjëhershëm të tre Policëve të Kosovës të cilët u rrëmbyen nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të ndaluar më 14 qershor”, thuhet në reagimin e tyre.

Britania ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që kryetarët e komunave të veriut t’i kryejnë detyrat në objekte alternative dhe jo në ndërtesat komunale, teksa po ashtu kanë bërë kërkesë që njësitë speciale të Policisë së Kosovës, të tërhiqen nga ndërtesat e komunale.

“Ne përsërisim thirrjet tona për kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij që të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të komunave të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe që njësitë speciale të policisë të tërhiqen nga ndërtesat komunale”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)